I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Genti Ndoj, personal trainer dhe ish-konkurrent i “Përputhen”. Ai ka folur më shumë për personazhet më të komentuar këtë sezon, duke dhënë dhe kritikat e tij, por duke u ndalur edhe tek jeta e tij private…
Pjesë nga intervista:
Si të duken vajzat e këtij edicioni?
Shumë të guximshme, sidomos ajo vajza që është bërë dhe shumë virale, Katerina. Po të kisha qenë unë do kishim bërë takime shumë interesante. Është shumë tip, shumë gallatë.
Të pëlqejnë vajzat e kolme?
Pjesa e jashtme pastaj… Do mundohesha ta ndryshoja. Si profesionist, e kam pak të keqe këtë, nuk ngurroj t’i them vajzës që je bërë ‘një thes me patate’. Nuk ma lë profesionaliteti, nuk kam filtra. Por këtë ia them dhe djemve, ia them të gjithëve. Mund ta marrë si ofenduese, ta marrë si të dojë. Po ta pyesësh, ajo nuk është forma e saj ideale dhe ajo që ajo dëshiron.
Kjo thënie, mendon se i bën mirë për ta çuar në një vetëreflektim?
Në një moment po, mund të jetë pak i vonshëm. Në momentin që unë them se je bërë si ‘thes me patate’, nuk them që ‘nuk do bëhesh më kurrë’, por e marr si humoristike dhe them: ‘je bërë si thes me patate dhe duhet të ndryshosh duke bërë këto gjëra…’ Se në fund të ditës, ne nuk do jemi të rinj përgjithmonë dhe do vijë momenti të thuash, si nuk e bëra më herët këtë gjë.




