Janë të shumtë personazhet e njohura të spektaklit që janë mobilizuar në fushatën presidenciale amerikane, duke u shprehur publikisht pro dy kandidatëve në garën zgjedhore.


Nëse para disa javësh bëri bujë deklarata publike e Clint Eastwood në favor të Romney, tani Katy Perry është gati të dal përkrah presidentit aktual, Barack Obama.


Këngëtarja do të marr pjesë në koncertin e 7 tetorit, i titulluar  “Tridhjetë ditë nga fitorja “, që në të vërtetë do të jetë një mbrëmje për mbledhje fondesh, e organizuar në “Nokia Theater” të Los Angeles. Biletat për spektaklin do të shiten për 250 dollarë personi, ndërsa për mbështetësit më të rinj se 40 vjeç do t’u kërkohet vetëm 44 dollarë.


20 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)