katy


Katy Perry po shijon lavdinë e superperformancës së saj në ‘Super Bowl’, që është cilësuar një nga më të ndjekurat në historinë e këtij evenimenti sportiv dhe argëtues në SHBA.


Pas suksesit të arritur në skenë, Katy Perry ka pozuar për revistën prestigjioze ‘Elle’, duke zënë kopertinën e saj për muajin mars.


katyt1


Këngëtarja shfaqet me një fizik mjaft të tonifikuar e linja elegante, me një veshje ku zotëron roza, në përputhje me sfondin e kopertinës.


3 shkurt 2015 (gazeta-Shqip.com)