Në një moment gjatë mbrëmjes vonë, Stelina po qëndronte në oborr tek tavolina e ngrënies vetëm dhe e përlotur. Aty pranë i afrohet Keijsi i cili e shikon dhe e pyet se çfarë ndodhi që ajo po qan. Banorja vendosi që t’ja shpjegonte se ishte prekur për familjen e saj pas një diskutimi që pati me banorët e tjerë në shtëpi. Pas kësaj Keijsi e përqafoi dhe po mundohej që ta bënte pak për të qeshur.

Pjesë nga biseda:

Keijsi: Çfarë ke? Ke bërë llafe me njeri? Për Zotin…

Stelina: Jo, për Zotin jo

Keijsi: Çfarë ke?

Stelina: Asgjë, po fliste pak Flori për gocën dhe për familjen dhe kështu…

Keijsi: U mërzite? Po budallaqe je që po qan? Mos qaj

Banori e përqafoi Stelinën duke i thënë që:

Mos qaj sepse mirë janë në shtëpi të treja. Shumë mirë janë, çfarë do kenë? Nuk qahet këtu brenda. Më dëgjon?