Mbrëmjen e djeshme Livia ka patur një debat me Jozin, pasi ky i fundit ka folur rreth origjinës së saj. Sipas Livias, Jozi ka thënë se ‘ajo vjen prej rrethinave të Shirokës’, duke lënë të kuptohet se ‘ajo është pjesë e komunitetit rom’.
Nga ana tjetër Jozi shprehet se nuk ka thënë ‘prej rrethinave të Shirokës, por prej rrethinave të Shkodrës’.
Ndërkohë Livia është e bindur se ai e ka thënë një gjë të tillë, por nuk ndihet aspak e fyer, pasi edhe po të jetë pjesë e atij komuniteti, nuk ka ndonjë gjë për t’u fyer.
Pjesë nga debati:
Livia: Mund të jetë e dhe zgjidhje e imja mos me dhënë të dhënat e shtëpisë sime në ekran
Jozi: Ashtu thuaj
Livia: Të thashë afër stadiumit
Jozi: Je mjaft e rritur për të shqyrtuar një muhabet me pikë dhe me prejse
Livia: Unë e bëra
Jozi: Jo nuk e bëre, se t’a kishe bërë unë do e kisha mbyllur gojën
Livia: Pate qëllimet e tua, nuk jam e marrë
Jozi: Ça qëllimesh? Me të nxjerrë ty që je prej Bushati ose prej Shiroke.
Livia: E the prej rrethinave të Shirokës
Jozi: Prej rrethinave të Shkodrës
Livia: Ta thashë disa që isha në qendër të Shkodrës, ti gjeje se si me hedhë kunjën se me dashur me thënë që kjo vajzë është pjesë e komunitetit rom të Shkodrës, troç, se e the disa herë, edhe nuk po e kapsha. Edhe në një moment u ktheva dhe i thashë Lartit e dini shumë mirë se ça ka në fillim të Shirokës, se ça po do me thënë.
Jozi: Ti ça ke menduar
Livia: Ti nuk do vish të më thuash se ke pasur atë qëllim se vetëm me qenë i marrë, po nuk jam unë e marrë. Ti ke dashur me dalë më gjëra të jashtme, duke më thënë mua ‘shokët e mi e dinë’, ndërkohë nuk kanë si me e ditë se vetëm unë e di prej nga jam
Jozi: Jo nuk e di vetëm ti
Livia: Ke qejf me nis sinjale jashtë sikur unë jam pjesë e atij komuniteti që është e kotë me e thënë se duket…
Jozi: Vetëm ti po e thua, betohem
Livia: Qeshi edhe Laerti
Jozi: Laerti nuk e di ku bie Shiroka
Livia: Ti nuk the as Shiroka, ti specifikove rrethinat. Nuk ndihem e fyer, se po të isha pjesë nuk jam e fyer. Me lezet ke përmendur edhe ngjyrën e lëkurës.
Jozi: Turp të kesh, je e cekët, të betohem je shumë idiote






