Ish-banori i edicionit të parë të “Big Brother VIP”, Meridian Ramçaj, ka qenë i ftuar në emisionin “She’s on air” në Top Albania. Ai ka folur për emrat e përfolur që do të hynë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri tani në dhjetor.

Por jo vetëm kaq, pasi me emra konkretë ai komentoi edhe lojtarët më të fortë, dobët, intrigantë dhe tradhtarë në katër edicionet e reality show-t.

Pjesë nga intervista:

Top 3 lojtarët më të fortë të Big Brother VIP, nga katër sezonet që kemi lënë pas?

Kush është më i miri apo nuk ka rëndësi?

Nuk ka problem

Ilir Shaqiri, Luiz Ejlli, për mua Meriton Mjekiqi

Top 3 lojtarët më të dobët

Lojtarë të dobët këto që harrohen, i bie të jenë shumë.

Mund të thuash 3 emra

Të shikoj në “Google” e të kujtohem kush ka qenë

Top 3 banorët që do doje t’i shihje sërish në “Big Brother”?

Interesante kjo, Ilir Shaqiri, Donald Veshaj, Meridian Lamçaj, Luiz Ejlli, janë shumë.

Të gjithë nga sezoni i parë

Jo se kam qenë unë, por i pari ka patur shumë nivel, debate konstruktive, shumë mesazhe

Top 3 strategët?

Luiz Ejlli ishte strateg shumë i mirë, Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj

Po ato më intrigantët?

Aty gjithsecili mundohet të bëjë intriga.

Do na thuash emra

Ja të mendohet pak

Ok, tradhtarë ose fals?

Fals ka qenë një person që e kisha mikeshë, Arjola Demiri