Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV4” po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro janë dy moderatoret që sot intervistojnë 4 finalistët e “Big Brother VIP Albania”, Laert Vasili, Rozana Radi, Gjesi dhe Egli Tako.

Pjesë nga intervista me Laertin:

Jonida: A ishin këto konkurrentët që prisje, me këto lloj tipologjie?

Laerti: Thjesht hyra, nuk kam menduar për personazhet… më duhet të rinisja të riformatoja Laerin.

Jonida: Më thuaj një emër, që do e nxirrje që në momentet e para, përpara se ti njihje?

Laerti: 3 emra, Gerta, Aldo, Jozi

Jonida: Me kë do pije kafe?

Laerti: Me Livian, më dukej si e vogël, më kujtonte shpesh motrën time të vogë

Jonida: Sa kafe ke pirë me Rozana Radin?

Laerti: Tani shumë, po me Rozin kemi qenë dhe në një format tjetër bashkë, jemi takuar në lagje te marketi pastaj erdhi në pallat haha.