I ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”, ka qenë këngëtari i njohur Klajdi Musabelliu. Ai ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri që mban titullin “Ajo” dhe është prej dy javësh pjesë e “The Top List”. Klajdi u ndal edhe pak tek edicioni i këtij viti i “Big Brother VIP”…
Pjesë nga intervista:
A ke ndonjë lojtar të preferuar dhe si po i shikon të gjithë konkurrentët deri në këtë pikë?
Kisha dhe kam. Isha me Shpatin, por ndodhi ajo që ndodhi. Isha me Stinen se jemi kolegë prej vitesh, por dhe ai doli. Më pëlqen Kristi, Stenaldo, më pëlqente Stelina. Stenaldo është një djalë shumë i zgjuar, i lexuar. Do më pëlqente të ishte fituesi.
Gjej veten te dramat e tyre, por më duken shumë real nga ata të tjerët që janë në rol. Më pëlqejnë ata që janë të drejtpërdrejtë dhe e kanë mendjen e ndritur. Nuk e gëlltis dot që në kuadër të lojës të bësh gjithçka. Ka një limit. Nuk mund të përdorësh lojën si justifikim. Nuk më pëlqen.
Nuk më pëlqen loja e tij, por është shumë interesant, Rogerti. Ai është modeli i lojës që nuk e kam pëlqyer kurrë. Publiku ka filluar ta pëlqejë. Mund t’i kuptoj në kuadër të lojës gjërat që bën. Është një lloj loje që nuk më pëlqen, por është i suksesshëm. I funksionon ai rol. Nuk më duket si kostum i qëndisur për të, por atë rol ka zgjedhur dhe do ta çojë deri në fund.
Kë do shpëtoje nga ky nominim aktual?
Kristin, është një ndër të preferuarit e mi. Greta dhe Krusita janë më të rrezikuara. Mendoj se Greta bën valixhen gati sot. Në çdo “Big Brother” ka personazhe që nuk arrijnë të shpërfaqen dot.



