Eftuar në “Magjia e Festave” ka qenë Antoneta Koçi, për të folur më shumë për përgatitjet e saj për festat e fundvitit, veshjet që ajo sugjeron, por dhe planet e saj personale…
Thuhet se kur bëhet ndërrimi i viteve në orën 00:00, duhet të puthësh partnerin. Ti do puthësh njeri?
Nuk kam partner. Unë në përgjithësi kam zgjedhur që edhe kur kam qenë në një lidhje, mund të kem thënë që jam në një lidhje. Thjesht nuk kam treguar asnjëherë detaje, sepse nuk kam dashur anjëherë ta përziej pjesën e jetës personale me median. Sepse pak e vështirë është të menaxhosh atë që ti je, atë që ti thua, atë që ti bën, imagjino të përfshish edhe elementë të tjerë.