Gjesti, Gerta, Egli, Loredana, Danja dhe Jozi janë në garë për të siguruar një vend në finalen e madhe të “Big Brother VIP 4”, që do të mbahet më 19 prill.
E pikërisht për këtë kanë biseduar Gerta dhe Gjesti ditën e sotme teksa ndodheshin te dhoma e grimit. Sipas gazetares, këngëtarin e ka kapur frika se nuk do të shkojë në finale.
Nga ana tjetër, kur e pyeti Gjestin nëse ajo e meriton çmimin e madh, ai iu përgjigj se ‘jo’.
“Po nuk mundesh me e marrë se janë disa procedura, njëherë duhet të kalosh kingun”, i tha ai.
Më pas Gerta duke qeshur i thotë se ai nuk arriti dot të kalonte Eglin në finalen, gjatë përballjes që pati me Laertin.
Pjesë nga biseda:
Gerta: E rëndësishme është mos me u dorëzuar
Gjesti: Po, mos me u dorëzuar e me ju dalë përballë si Sandokani. Kingu nuk dorëzohet, ju mendoni se dorëzohet po nuk është e vërtetë. Kingu i qëndron kohës
Gerta: Ka frikë se as finalen nuk e kap. Për çmimin e madh harroje ti se atë do e marr vetë. Po ti ke frikë edhe finalen
Gjesti: Po merre, cili ta meritojë, pasha Zotin ja zgjas dorën
Gerta: A e meritoj?
Gjesti: Nuk e meriton çmimin e madh
Gerta: Ua, kam luajtur vetëm unë këtu. Ju keni luajtur, të gjitha i kam bërë vetë.
Gjesti: Sipas meje jo, ti tani mos hy të debatosh me mua se asgjë nuk po të bëj. Edhe ti mund të thuash për mua se nuk e meritoj, siç the e asgjë s’të thashë, mendimi yt.
Gerta: Po çmimin dua ta marr vetë unë
Gjesti: Po nuk mundesh me e marrë se janë disa procedura, njëherë duhet të kalosh kingun.
Gerta: Po ti nuk kalove dot Eglin
Gjesti: Na mundi Laerti të dyve. Është edhe një mundësi