Moderatorja e njohur, Valbona Mhilli, ka dhënë një intervistë për emisionin “Pushime On Top”, ku ka folur për jetën e saj private dhe atë profesionale.

Ajo ka zbuluar nëse do e shohim në ekran në sezonin e ri televiziv, si dhe ka folur rreth marrëdhënies së saj me ish-banorët e “Big Brother VIP 4”.

Por jo vetëm kaq, pasi Lei Kraja i ka bërë asaj një lojë të thjeshtë, ku e ka vënë Valbonën që të rendisë nga vendi i 5 deri tek i 1 këngëtarët që ishin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Pjesë nga intervista:

Duke qenë se shumica ishin këngëtarë brenda në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, do të bëjmë një Top Listë. Mi listo nga vendi i 5 tek i pari, kush mund të ishte në vendin e 5?

Kelly

Vendi i 4?

Tiri

Vendi i 3?

Tani jemi te treshja, shkojmë me Rozanën

I 2?

Shkojmë me Gjestin

Dhe i 1?

Jozi

Klajdi më vjen keq nuk je në Top Listën e Valbonës, mos e merr për keq sepse donte me i kënaq të gjithë po 5 vende ishin, ça të bëjmë.

Klajdi nuk mërzitet se fatmirësisht apo fatkeqësisht e kam në Laprakë

Ngeli edhe Egli jashtë

Po nëse ke thënë Gjesti, zëre se ke thënë Egli, kështu që Gjesti dhe Egli janë në vendin e 2