Reperi i famshëm shqiptar Getoar Selimi ka komentuar sherret mes reperëve, ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel.

Getoar Selimi: Jam munduar gjatë gjithë kohës të ruaj atë imazhin tim, nuk kisha për të humbur për asnjë ide që mund të ma cenojë këtë pjesë. Na kanë ndodhur shumë herë këto gjëra, kemi has shumë herë, ndodhin për arsye të ndryshme, nuk është ajo puna si në çift e fatit, fati është i njëanshëm, nëse unë dua të bëj keq, të bëj keq edhe pse ti s’do, varet nga njerëzit si mendojnë që duhet të depërtosh, sot ke lloj lloj injorantësh në rrjete sociale që janë shumë të famshëm, mbase bëjnë edhe shumë lek me këtë punë, më parë s’kemi pas rrjete sociale dhe s’e kemi ditur me kë kemi të bëjmë dhe me kë na takon jeta, sot edhe mund t’i shohësh se çfarë prototipesh kemi.