Laerti dhe Valbona kanë patur ditën e sotme një bisedë të qetë me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Aktori e pyeti në një moment gazetaren që t’i thotë pesë emra të banorëve që ajo i mendon në finale e madhe të këtij edicioni të reality show-t.

“Unë do them vetëm një emër, Laerti”, tha shkurt Valbona.

Ndërkohë Laerti u shpreh se ka pesë emra, por pa i përmendur ato. Gjithashtu ai shtoi se vetëm me këto pesë banorë duhet luajtur, pasi të tjerët do të dalin nga shtëpia më e famshme në Shqipëri me një nominim.

Pjesë nga biseda:

Laerti: Të të bëj një pyetje, kush shkon në finale? Më thuaj pesë emra, se këtu nuk jemi te kafja e lagjes.

Valbona: Unë do them vetëm një emër, Laerti

Laerti: Unë them pesë, nuk thashë kush e fiton, se kush e fiton e thashë

Valbona: O zemra ime, hajde të të përqafoj, ishte e bukur kjo

Laerti: E di pse, se me ato pesë lojtarë do kesh punë. Është e kotë të merresh me njerëz që herët a vonë ikin. Ata ikin me një nominim se nuk kanë ça të bëjnë në shtëpi. Gerta është harruar atje, ai që në fillim e ka nxjerrë në nominim të përhershëm, në fillim u duk si dëm por i ka bërë nderin më të madh. Se është harruar dhe ngjall mëshirën e publikut e thonë ‘lëre këtë të shkretën, gjynah’. Nga ajo mëshirë u fut brenda, nga ato lot që gjasmë derdhi.