Një mesazh prekës nga nëna e saj ka emocionuar ish-banoren e “Big Brother VIP Albania”, Loredana Brati, e cila nuk i ka fshehur emocionet para ndjekësve.
Përmes një postimi në InstaStory, Loredana ka ndarë një pjesë të bisedës me të ëmën në WhatsApp, e cila i ka dedikuar fjalë të veçanta plot me dashuri.
Në mesazhin e ndjerë, nëna vlerëson pjekurinë dhe forcën e vajzës së saj, duke theksuar se ajo tashmë di të përballet me sfidat dhe të ecë përpara me guxim. Po ashtu, nuk mungojnë as urimet dhe lutjet që Zoti ta udhëheqë e ta mbrojë në çdo hap.
E prekur nga ky dedikim, Loredana e ka shoqëruar publikimin me fjalët: “Si mbahen lotët në këto raste?”, duke treguar se mesazhi i së ëmës e ka emocionuar shumë.

