Një ditë më parë, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri është rikthyer “Big Brother VIP Radio” në Top Albania Radio. Paneli i parë kishte si moderatorë Brikenën dhe Mateon, të cilët kishin të ftuar Mirin.

Pjesë nga intervista:

Brikena: Cilët banorë do të riktheje në lojë? 5 emra.

Miri: Stelinën, se doli nga loja kur nuk ishte në nominim, por u prish nominimi. Doja ta shihja të përfshirë në lojë për të shpalosur bagazhin e madh që ka. Lorna, se doli rastësishëm, jo në një çast të duhur. I qëlloi nominim i fortë.

Stinen patjetër që do e doja. E dua fort, më ka marrë malli, ia njoh vlerat njerëzore. Këtu do të ishte momenti i duhur të tregonte shumë nga situatat e tij njerëzore. Do të doja të ishin më publike. Kejsi…

Brikena i kujton se nuk kishin raport të mirë, por Miri ka një arsye:

“Edhe pse s’kisha raport shumë të mirë, ai doli me zarf të zi. Për banorët që dalin me zarf të zi, nuk do të doja të dilnin nga zarfi, por prej publikut”.

Ndërkohë emri që plotëson pesëshen e Mirit është këngëtarja Lore’.