Menjëherë pas hyrjes, Bledi Mane trazoi situatat në shtëpi. Pasi i dha disa këshilla Deas, për mënyrën sesi ai e percepton lojën e saj deri në këtë pikë, Bledi bisedoi edhe me Luizin.

Gazetari i njohur, Bledi Mane, duket se ka trazuar që tani situatat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. fillimisht i dha disa këshilla Dea Mishel, në lidhje me mënyrën se si ai e percepton lojën e saj deri më tani.

Më pas Mane ka biseduar edhe me Luiz Ejllin. Gjatë kësaj bisede, gazetari u ndal në disa pika, të cilat kanë krijuar debat të ashpër në “Big Brother VIP2”, ku këngëtari i njohur ka dalë nga vetja duke ofenduar banorët.  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Ngacmimet mes tij dhe Luizit nuk munguan. Bledi u shpreh se Ejlli ka nuhatjen e një njeri që e njeh bastin.

“I ngordh këto parashikimet. Ndoshta ke nuhatjen e një njeriu që e njeh bastin”, tha Mane, të cilit Ejlli iu kthye: “Jo bastin. Çdo gjë që ndodh e marr për provokim. Unë edhe ty mund të mendoj se je i infiltruar, që i fusin 2 javë për të bërë kakofoni, probleme,  sjell informacion nga jashtë që është krejt i gabuar. Jam i përgatitur”.

Më pas Bledi i thotë “je frikacak, i trembesh çdo njeriu” dhe këngëtari i kthehet: “Është vigjilencë”.

Por jo vetëm kaq, pasi gazetari e ngacmoi edhe për orarin e tij të gjumit, duke e pyetur nëse e mundon diçka.

Sa për orarin e gjumit, këngëtari i njohur tha se nuk ka asnjë brengë, por këtë rrugë ka zgjedhur.