Valbona duket se është mërzitur me Laertin, me të cilin ka qëndruar mjaft afër në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Gjatë një bisede mbrëmë në darkë, gazetarja i ka thënë aktorit që ‘të ndryshojë strategjinë e lojës’ pasi sipas saj, ai do të bie me këmbë e tij aty ku po mundohet të mos bie.
Gjithashtu ajo i thotë se ai ‘është i besës me banorët e tjerë’ por me të ‘është i pabesë’.
Pjesë nga debati:
Valbona: O Laert Vasili ndërro strategjinë e lojës se ke për të rënë me këmbët e tua aty ku je duke u ruajtur mos me ra. Je duke u munduar shumë mos me ra po ndoshta nesër unë nuk do jem këtu, ama mbaj mend këto fjalë
Laerti: Larg qoftë
Valbona: Unë ndoshta nuk do jem më për të të kënduar, për të të recituar, por…
Laerti: Kot nuk merrem deri në 5 të mëngjesit, s’ka njeri më gjigand
Valbona: Të betohem e kam shumë seriozisht, nuk po flet me rekrutimet e tua, me lojën tënde të pisët. Se je i pisët e di një botë e tërë
Laerti: Një botë e tërë, sidomos kontinenti Aziatik
Valbona: Sidomos ai sektor
Laerti: Më dëgjo
Valbona: Më dëgjo ti mua, të kam dëgjuar boll unë ty
Më pas Valbona i thotë Laertit se “nuk ia fal këtë pabesi”.
“Nuk i di negociatat e tua me banorët që ke bërë, po shoh atë që bën edhe bravo të qoftë se je shumë i besës për to dhe për këtë të jap dorën. Unë nuk ta fal këtë pabesi”, i tha Valbona.







