Debatet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5” nuk kanë të mbaruar. Gjatë një përplasje mes Artanit dhe Juelës, ka ndërhyrë edhe Mateo, i cili i thotë banores që i vjen mirë që po e përndjek Artani.

“Më bëhet qejfi që po të vjen nga pas siç më ka ardhur mua, se kur më vinte mua, nuk të dëgjohej zëri, madje e mbroje”, i thotë Mateo, ndërkohë Juela i kundërpërgjigjet: “Ti e ke ofenduar në të gjitha format”.

Më pas Mateo i kujton Juelës klipin që u shfaq në Prime-n e së shtunës së bashku me Rogertin, sikur kanë ndjenja për njëri-tjetrin. Sipas tij, Juela ka nisur që të krijojë ndjenja për të, ndërsa ai po e përdor për lojë.

Pjesë nga debati:

Mateo: Më bëhet qejfi që po të vjen nga pas siç më ka ardhur mua, se kur më vinte mua, nuk të dëgjohej zëri, madje e mbroje

Juela: Ti e ke ofenduar në të gjitha format

Mateo: Moj e pafytyrë, e mbroje

Juela: Unë nuk e ofendoj si ti, s’kam nevojë t’a ofendon si ti

Mateo: Të kam dëgjuar që në darkë

Juela: Ti akoma këtu je? Mendova se ishe shkrirë, o mashtrues dhe përdoruesi më i madh i një femre këtu brenda

Mateo: Ja ku e ke Rogertin, mbaje fort. Ke rënë në dashuri me një burrë të martuar. I iki nga pas Selin nga mëngjesi në darkë, vetë ka rënë në dashuri me një burrë të martuar. S’të vjen turp

Juela: E more vëmendjen o qiri

Mateo: Shko te Rogerti, e marr vesh se keni filluar si lojë, Rogerti të ka përdorur, të ka transformuar ty dhe ti nga mbrojtja e mbështetja e Rogertit, ka filluar të lindë diçka nga ana jote për Rogertin, se ai të përdor për lojë

Juela: Je i pari që ke përdorur Brikenën këtu brenda

Mateo: Ja ku e ke atë që ke ndjenja

Juela: O injorant, që i ke sharë kësaj Juele të gjitha të zezës

Mateo: Duke u zgërdhirë o i shkreti ti, ec, nuk t’u drodh qerpiku për burrin e martuar

Juela: I ke thënë kësaj femre e shpifur, të gjitha të zezat

Mateo: Po të kesh respekt për vete largohesh.