I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Ksenofon Ilia, drejtues i Institucionit të Gjuhës së Trupit, psikolog klinik, këshillues familjar. Ai ka folur më shumë mbi gjuhën e trupit të anëtarëve të Asamblesë së PS, ku kryeministri Rama njoftoi kabinetin e ri qeveritar.

Pjesë nga intervista:

Një qëndrim stoik i Belinda Ballukut e cila është rikonfirmuar si numri dy i qeverisë Rama 4 por edhe ministre e infratrukturës dhe qeverisë…

Unë do të thoja që në këtë pozicion është Xhokonda e qeverisë. As qesh, as qan, as e gëzuar, as e mërzitur. Diçka neutrale. Ndoshta ka arritur ta mbledhë veten, ta mbajë veten sepse të rikonfirmohesh përsëri në të njëjtin pozicion është meritë dhe e pret me stoicizëm atë ‘që tani më qëlloni, jam gati për atë që do thoni ju’. E pret atë lajm me kënaqësi.

E radhës është Elisa Spiropali e cila nga kryetare parlamenti, Rama e ka zhvendosur si Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Këtu zonja Elisa shndrit nga kënaqësia, ndoshta look-u i saj ose fytyra e saj e zbukuruar me makiazh.

Kë sheh me adhurim Spiropali aty?

E adhuron atë që i ka thënë ‘Skëndërbe’ (Ramën), atë që ka përballë. Në këtë foto është dikush që adhurohet, dikë që ajo e ka simpati, nuk ka urrejtje. Është një kënaqësi e saj. është në ngritje të detyrave, të posteve që merr. Pse të mos jetë e kënaqur. /TAR/