E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë konkurrentja e “Përputhen” Dasina Gjegji. Ajo ka folur më shumë për eksperiencën e saj në këtë program, shkëndijat e dashurisë me njërin prej djemve aty, por duke u ndalur pak edhe tek situatat e fundit në “Big Brother VIP”…
A e meritonte Zarfin e Zi Keijsi?
Po, mendoj që po. Shumë arrogant, bullizues, ofendues.
A ka qenë ashtu edhe në “Përputhen”?
Jo. Nuk e kam dëgjuar kurrë të ofendonte dhe të bullizonte të tjerë. Ishte pak agresiv ndonjëherë me disa situata, por jo kështu. E meritonte. E meritonte dhe ai tjetri (Rogerti), por shpresoj të dalë javën tjetër. Nuk i dua njerëz që ofendojnë dhe bullizojnë.
Ke dalë ndonjëherë në takim me Keijsin?
Jo, kur kam hyrë unë ai dilte me Stelinën, por nuk e kam parë ndonjëherë me atë sy. Thjesht kam konsumuar muhabete kafeje.
Çfarë të thonte Stelina për Keijsin?
Kemi folur, ishte shumë e përfshirë. Edhe për disa situata që kishin ndodhur më përpara, unë i thoja që mos i anashkalo këto situata sot, sepse një ditë më vonë do akumulohen dhe ti do shpërthesh e do prishet marrëdhënia. Dhe ashtu ndodhi.
