
Prej kohësh Keisi Medini është kthyer në një ndër emrat më të komentuar të showbiz-it shqiptar. Vajza e këngëtarit të njohur, Sabiani, tërheq shpeshherë vëmendjen me bukurinë dhe format tërheqëse.
Madje Keisi ka arritur që të mbledhë mijëra ndjekës në profilin e saj në "Instagram". Së fundmi, ajo ka publikuar një foto ku shfaqet e veshur me një fustan të ngushtë dhe në të shkruan: "Duke jetuar jetën më të mirë".
Teksa poza e saj ka marrë me mijëra pëlqime në sy bie komenti i të atit të saj Sabianit, i cili me stil ia tha dy fjalë.
"U njohëm si shumë", i shkruan këngëtari në foto duke qeshur, të cilit Keisi i përgjigjet: "Vetë i bëre foto".
Nga postimet apo nga daljet e përbashkëta publike, ata kanë treguar se kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin. Madje Sabiani ka treguar se nuk i ka aspak problem pozat joshëse të vajzës së tij.
[gallery ids="973242,973243,973244,973245,973246,973247,973248,882549,882550,882546,760116,760120"]