Ina është përlotur dhe ka qenë Keijsi afër saj teksa e ka inkurajuar dukë i thënë se do e ketë gjithmonë pranë si shok.

Keijsi:

Mos u mërzit se janë emocionet e televizionit këto. Hajde të të puth pak në ballë. Qetësohu se jam unë këtu. Më shiko pak mua, se je si drita. Jam unë këtu, nuk të shkelin dot këta me këmbë. Kush i lë këta zgjebsat? Mos u bëj e dobët.

Në gjendje të rënduar emocionale, Ina përlotet përsëri edhe pas fjalëve të Keijsit.

Keijsi:

Ti je shumë e bukur, si qan ti të raftë pika nga koka te këmbët.

Ina:

Nuk po tallem, e kam seriozisht.

Keijsi:

E di moj që e ke seriozisht. Mos më hyp nervat kot. Jam unë këtu, nuk po flet më ndonjë rob kot. Të kam lënë ndonjëherë në baltë unë ty?

Ina

Jo.

Keijsi:

Ke dalë ndonjëherë keq kur ke qenë me mua?

Ina:

Jo.

Keijsi:

Ke pasur ndonjëherë ndonjë situatë të keqe kur ke qenë me mua?

Ina:

Jo.

Keijsi:

Po çfarë ke atëherë, pse bën kështu?

Ina:

Më vjen inat me veten time që jam kaq e dobët.

Keijsi:

Ti je shumë e fortë.