Iftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë artisti i njohur, Kelly. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me këngën e tij më të re “Sa u deshëm” dhe ka treguar se çfarë na pret në të ardhmen e afërt sa i përket karrierës muzikore dhe projekteve. Artisti ka treguar gjithahtu edhe se çfarë ka përgatitur për të gjithë ata që e pëlqejnë muzikën e tij.
Kur u pyet nga Jonida se si ka ndikuar i gjithë rrugëtimi në BBV në jetën e tij, Kelly është përgjigjur duke thënë se:
Mendoj se tek pjesa e qëndrimit brenda ishte diçka që realisht më duhej. Më duhej një vend ku pak a shumë të qetësohesha pak nga stuhitë që unë kisha dhe t’i jepja pak prioritet vetes duke u munduar që të rizbuloj atë talentin tim artistik. Realisht e kam pasur si terapi, brenda jam frymëzuar nga ngjarje dhe nga njerëz, nga persona që deri diku janë interesantë dhe disa nuk janë fare, por të paktën të japin një inspirim. Sinqerisht që ka qenë një nga periudhat më të bukura që unë kam përjetuar edhe tek pjesa artistike.


