Një këlysh ariu ka shkaktuar shqetësim në një lagje të Albany, New York, pasi u ngjit në një pemë dhe qëndroi aty për disa orë, duke detyruar ndërhyrjen e policisë dhe ekspertëve të kafshëve.
Sipas mediave lokale, përfshirë New York Post, ngjarja ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit, kur këlyshi u ngjit në një pemë pranë një banese dykatëshe. Ai mbeti në të njëjtin vend edhe pas lindjes së diellit, çka bëri që banorët të njoftonin autoritetet për shkak të shqetësimeve për sigurinë e kafshës dhe zonës.
Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë në bashkëpunim me Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Shtetit të Nju Jorkut, me qëllim planifikimin e një operacioni të sigurt për zbritjen e ariut dhe kthimin e tij në mjedisin natyror në Malet Catskill.
NEW: Black bear finally falls from a tree after being tranquilized in an Albany, New York neighborhood.
— Collin Rugg (@CollinRugg) April 21, 2026
A crew was seen setting up netting and padding to prevent the bear from getting injured after being tranquilized.
The bear was seen gripping the trunk before falling as the… pic.twitter.com/p9AdBRBjId
Autoritetet vendosën një rrjetë mbrojtëse dhe dyshekë poshtë pemës për të shmangur lëndimet në rast rënieje. Këlyshit iu dha edhe një injeksion anestezik për ta qetësuar, por efektet e tij u vonuan për disa orë.
Gjatë operacionit, kafsha vazhdoi të lëvizte në degë dhe madje u ngjit më lart. Më pas, një degë u thye dhe këlyshi humbi gradualisht ekuilibrin, duke rënë fillimisht në një degë më të ulët dhe më pas në rrjetën e vendosur nga shpëtimtarët.
Autoritetet theksuan se raste të tilla mund të shtohen, pasi arinjtë, pas daljes nga letargjia dimërore, kërkojnë ushqim dhe shpesh afrohen pranë zonave të banuara.
