Gjesti ka folur këtë prime për herë të parë për ish-të dashurën e tij, së cilës i kushtoi dhe letrën në Ditën e të Dashuruarve. Ai u shpreh se me të ka përjetuar emocione dhe kujtime të forta, të cilat sipas tij kurrë më nuk do t’i përjetojë me asnjë tjetër.
Je i dashuruar me vajzën që fillon emri me D?
Gjesti: Jo… thjeshtë çfarë kam përjetuar me atë vajzë nuk besoj se kam për t’i përjetuar me ndonjë tjetër. I kemi ndarë rrugët. Çfarë kam përjetur me të është diçka shumë e madhe dhe nuk e kam harruar kurrë, unë ndihem në borxh me të dhe nëse do të mund t’ia kthej ndonjëherë do e bëj. Kam rreth 7-8 muaj që jam ndarë. E kam pasur në mendje shumë në fillim. Tani më pak.
Ajo letra, ajo është një këngë… prej fillimit të karrierës kam qenë me të. Thjeshtë ndihem në borxh për atë femër se më ka mbajtur jo vetëm mua me bukë, por dhe shokët e mi. Kam bashkëjetuar me të dhe çfarë ka bërë ajo për mua nuk e di nëse kam për t’ia kthyer ndonjëherë. Unë shprehem në këngë, ajo vajzë ka bërë për mua gjithçka dhe ndihem në borxh.
Nuk munda ta lexoja se isha shumë keq emocionalisht. Nuk ngurova prej letrës së Eglit, veç isha në kujtime dhe gjerat që kam përjetuar me të, ka qenë një lidhje e gjatë me të.