Ofsset i ka dërguar një mesazh pajtimi ish-bashkëshortes së tij, Cardi B, mes procedurave të tyre të trazuara të divorcit.
TMZ shkruan se reperi i njohur ka shprehur dëshirën ‘vetëm për paqe’ për familjen e tyre, duke shtuar se ‘ata kanë fëmijë për të cilët duhet të kujdesen’.
Por jo vetëm kaq, pasi Ofsset ka treguar edhe mbështetjen e tij për albumin e ish-partneres, “Am I the Drama”, që pritet të dalë ditën e sotme, më 12 shtator.
Kujtojmë se ish-çifti ka tre fëmijë së bashku, Kulture, 7 vjeç, Blossom, 1 vjeç dhe Wave, 4 vjeç. Megjithatë, reperja e famshme është dukur më e distancuar kur bëhet fjalë për ish-in e saj.
Gjatë një interviste me “Billboard” më 3 shtator, Cardi B shmangu përgjigjen e mundësisë së një marrëdhënieje miqësore në të ardhmen me Offset, duke thënë thjesht: “U përpoqa… Pyetja tjetër”.
Këngëtarja akuzoi publikisht ish-bashkëshortin e saj në “Twitter” qershorin e kaluar për “neglizhencë” ndaj fëmijëve të tyre, duke pretenduar se ai e kishte lënë të merrte përsipër të gjitha shpenzimet për një vit, nga shkollat private dhe aktivitetet jashtëshkollore deri te siguria 24-orëshe dhe një kuzhinier personal.
Cardi B paraqiti kërkesë për divorc në korrik 2024, duke kërkuar kujdestarinë e plotë të fëmijëve. Offset nuk dukej i befasuar nga vendimi, pasi, sipas një burimi, të dy “ishin përpjekur të kuptonin se çfarë do të ndodhte për një kohë të gjatë”.
Dy artistët, të cilët u martuan në vitin 2017, thuhet se janë larguar, duke çuar në prishjen e marrëdhënies së tyre.