Hilaria Baldwin ka zbuluar se është shtatzënë me fëmijën e saj të shtatë me bashkëshortin, Alec Baldwin.
38-vjeçarja vendosi që lajmin e pritjes së ëmbël ta ndante me ndjekësit e saj në “Instagram” të martën. Ajo postoi një video ku shfaqej së bashku me 63-vjeçarin duke luajtur me gjashtë fëmijët e tyre, pasi treguan se po prisnin një beb tjetër.
“Pas shumë ulje e ngritjeve gjatë viteve të fundit, ne kemi një emocion dhe surprizë të madhe, një tjetër Baldwinito do të vijë këtë vjeshtë”, shkroi ajo bashkëngjitur me videon në fjalë.
View this post on Instagram
Hilaria, e cila pësoi dy aborte përpara se të mirëpriste fëmijën e saj të pestë, Edu, pranoi se nuk mendonte se do të kishte më fëmijë në të ardhmen. Ajo shpjegoi se lajmi për shtatzëninë e undit erdhi si një “surprizë” për familjen.
Lajmi i bukur vjen vetëm pesë muaj pasi aktori i famshëm u përfshi në një tragjedi, kur aksidentalisht qëlloi për vdekje një kolege të tij, Halyna Hutchins, gjatë xhirimeve të filmit “Rust”.