I ftuar në “She’s on Top”, Bledi Mane është përballur me Dea Mishel dhe Kristin. Bledi tha se me të dy ka një eksperiencë burgu në Big Brother.

Të pyetur se si e kanë marrëdhënien tani pas Big Brother, Dea tha se vetëm përshëndeten.

Pjesë nga biseda: 

Dea Mishel: Shihemi ndonjëherë, përshëndetemi.

Bledi Mane: Do të të tregoj një histori, isha para një javë në kalanë e Gjirokastrës dhe ishin një çift. Edhe i them “Zonjë, a mund ta hapësh pak rrugën?”, dhe kur kthehet shoh mamanë e Deas. Dhe më bëri përshtypje se ngjitja në kala të lodh pak dhe njerëzit, që donin të të pyesnin e të të flisnin, dhe filloi të na merrej fryma. I drejtohem babit të Deas, “Po juve pse s’iu merret fryma”, dhe thotë “Kjo është lagjia ku jam rritur”.