Opinionistja e “Big Brother VIP 4”, Neda Balluku, ka qenë dje e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. Ajo ka folur për eksperiencën e saj si opinioniste në reality show, raportin e saj me Arbër Hajdarin apo edhe ish-banorët e këtij edicioni.

Neda u shpreh se ka qenë ‘eksperienca e punës më e bukur e jetës së saj’. Ajo tha nga kjo përvojë ka fituar një mik si Arbër Hajdari si dhe është fansja numër 1 e të gjithë ish-banorëve.

Pjesë nga intervista:

Nëse banorët i pyes kur vijnë në studio e more veten, të duhej kohë, vlen edhe për ty? Të duhej kohë për t’a marrë disi veten nga vëmendja, nga komentet, se kishte nga të gjitha.

Po, mendoj sikundër janë banorët që bëjnë “Big Brother” në shtëpi, janë edhe të gjithë ata që e bëjnë jashtë. Duhet ndonjë lloj kohe për t’a marrë pak veten edhe për t’u qetësuar.

Si ishte për ty kjo eksperiencë?

Shumë e bukur. Eksperienca e punës më e bukur e jetës sime deri më sot. Një super përvojë.

Pse? Se të pamë të flisje, të acaroheshe, të nervozoheshe, të gërthisje, debate të zjarrta, shpeshherë duke kaluar debati nga brenda shtëpisë jashtë. Këtu i referohem jo thjesht debateve me Rozanën, por kryesisht me të.

Shqiptarët e dinë që unë nuk jam njeri diplomat, unë jam shumë pasionante në gjërat që mendoj. Sigurisht që nuk jam hipokrite, unë jam e vërtetë ashtu siç jam, siç e mendoj, siç më vijnë gjërat ti them. Nuk kam ndonjë qasje që njërën dorë t’a mbaj te bakllavaja dhe tjetrën te kadaifi. I them mendimet e mia hapur.

Ka një moment brenda teje që mezi e ke përtypur, do doje të mos kishte ndodhur apo t’a menaxhoje ndryshe?

Përsa më përket mua jo. Sigurisht që ka patur momente ku jam ndjerë ngushtë, keq, më kanë prekur disi. Në raport me mua jo, koha të bën të reflektosh dhe t’i vësh gjërat më qartë në peshore. Kur shkoja në shtëpi nuk flija deri në 5-6 të mëngjesit dhe i ndiqja, sepse adrenalinë e jashtëzakonshme.

Ogreni ka hequr keq gjatë kësaj kohe?

Ka hequr se Ogreni nuk është ai bashkëshorti që thotë ‘po mirë moj zemër bëj si të duash, ç’e vret mendjen’. Bën sens të jetë ndryshe se ne jemi njohur në atë kontekst. Ai si unë e ndjek, e pëlqen dhe e kupton.

Cila është ngjarja që iu ka futur brenda shtëpisë në debat?

Më shumë këtë veti e kemi patur te personazhet se sa te situatat. Te situatat ishim me të njëjtin mendim, po te personazhet ndaheshim deri diku.

Raporti me Arbër Hajdarin?

“Big Brother” më dha edhe një mik që është Arbër Hajdari. Më ka pritur që në momentin e parë me qasje shumë pozitive dhe unë nuk jam naive, e di se si funksionon industria jonë, puna jonë. Jam ndjerë shumë mirë se kam njohur dikë në një aspekt që më ngjan mua shumë. Ne kemi patur debatet tona, diskutimet tona por në momentin që mbaronin debatet ne vazhdonim dhe pinim kafen bashkë, flisnim për gjëra që nuk kishin lidhje me Big-un, për fëmijët, për Fundjavën, për pasionet. Mendoj se kjo është mjaft profesionale nga ana e tij, po sigurisht që unë ndjeja një lloj dashamirësie dhe respekti që më jepte e nuk ma kursente.

U fitua një miqësi, po armiqësi?

Jo, fjalë e madhe armiqësia. Sigurisht që nuk do bëhesh me të gjithë.

Kë ke marrë në telefon prej banorëve dhe kujt nuk ia ke numrin fare?

Nuk ua kam numrin të gjithëve. Të them të drejtën nuk kam ndonjë qasje që të krijoj miqësi me banorë të Big-ut, por fakt është se jam shumë dashamirëse dhe jam super tifoze e secilit prej tyre për të ecur e për t’u zhvilluar. Unë jam tifozja numër 1 në Shqipëri që të gjithë ata të ecin, t’i marrin Big-ut më të mirën e mundshme. I shoh nga larg dhe i ndjek nga larg.

Cila është marrëdhënia me Rozanën?

Nuk kemi patur para Big-ut marrëdhënie dhe nuk ka arsye që të ketë dhe pas.

Keni dashur ndonjë sqarim?

Jo