Këngëtari i njohur, Tiri Gjoci, ka qenë i ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka folur për këngën e tij më të re në bashkëpunim me artisten, Besa Kokëdhima.

Por jo vetëm kaq, pasi Tiri ka komentuar edhe eksperiencën e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. Kujtojmë se ai hyri në një ditë me partneren e tij, Krisa Caushi, por si konkurrentë të vetëm.

Pjesë nga intervista:

Çfarë mund të thuash për këngën tënde të re me Besa Kokëdhimën?

Është një këngë me muzikë dhe tekst nga Fifi. Fifi është një vajzë që më ka ndihmuar shumë. Besa ka bërë një punë shumë të mirë në bashkëpunim. Do ta performojmë dhe në finale. Kënga është ritmike, flet për dashurinë. Titullohet “Nihna”. E kemi bërë videoklipin natën e prime-it të së shtunës, dy orë para dhe arrita fiks në kohë.

Si ka qenë eksperienca në “Big Brother VIP” për ty?

Kam një lloj qasje tjetër sepse kam qenë vetë banor. Kam një miks emocionesh. Kemi kaluar shumë bukur, më ka marrë malli për shtëpinë, për finalistët. Ka pasur momente të trishta, momente të bukura, kemi qeshur, kemi qarë. Nuk di të ta përshkruaj me një fjalë si ndihem unë për atë shtëpi. Gjëja e parë që më bëri përshtypje ishte aktrimi i banorëve aty. Aktorët e mbibëjnë atë, por edhe ti fillon e përshtatesh. Tre-katër ditët e fundit hoqa dorë. Pas daljes së Krisës pata një moment shumë të mirë që fillova të angazhohesha me debate me pjesën tjetër të shtëpisë. E thashë atë që kisha për të thënë, por aty duhet t’i ndjekësh situatat e ta bëje qimen tra. Unë nuk e bëj dot këtë.