Një ditë më parë ishte e ftuar në studion e emisionit “Goca dhe Gra” këngëtarja e njohur, Anxhela Peristeri. Ajo foli për projektin më të ri muzikor si dhe ndau me publikun detaje nga jeta e saj private.

Por jo vetëm kaq, pasi në një moment Sherina Spahiu ndërhyri duke thënë se Anxhela ka kënduar te dasma e saj.

“Si një publik i thjeshtë, Anxhela ka kënduar në dasmën time, me kënaqësinë më të madhe”, tha Sherina, e cila më pas shtoi:

“Ke kënduar te dasma ime dhe sa e sa njerëzve u ke kënduar. Te dasma jote kush do të këndojë?”.

Peristeri i habiti të gjithë kur tha shkurt “askush” dhe më pas tha:

“Nuk jam shumë tip që dua të bëj një dasmë”.

Më pas ndërhyn Rozana Radi duke iu drejtuar Spahiut:

“Sa lekë të mori Anxhela?”.

“Aq sa meriton”, flet menjëherë Ema Andrea: “Ca gjëra nuk tregohen, nuk thuhen, po mbylle moj të shkretën”.

Pas kësaj Sherin Spahiu shprehet:

“Artistët marrin vërtetë aq sa meritojnë. Ndoshta në rastin tim kam dashur të jap akoma më shumë”.