Mbrëmë ishte nata e tretë e Festivalit të Këngës dhe ishte mjaft e veçantë, pasi të gjithë këngëtarët kënduan në duete me artistë të njohur.

Këngëtarja e dashur për publikun, Elsa Lila, kishte vendosur që të rikthente pas 25 vitesh këngën e saj të njohur, “Pyes Lotin”. Ajo kishte marrë për të bashkëpunuar reperin e njohur, Capital T.

Performanca e tyre u prit shumë mirë nga publiku, i cili e duartrokiti pafund.

Mirëpo, në një moment kamera kapi në publik, modelen Adrola Dushi, e shoqëruar me miken e saj, Kristina Baki, që u ngritën në këmbë të entuziazmuara.

Ndërkohë kujtojmë se prej disa kohësh, Capital dhe Adrola po përfliten se janë në një lidhje, ndonëse asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar lajmin. Çifti janë parë herë pas here së bashku.