Përveçse është një ndër këngëtarët më të dashur për publikun, Ylli Limani gjithashtu është edhe një personazh shumë karizmatik.

Këtë anë të tij ai e tregon shpesh në video që poston në rrjetet sociale. Ylli poston herë pas here video në profilin e tij në “Instagram”, ku disa i bëjnë fansat për të qeshur.

Së fundmi ai ka qenë duke kënduar një pjesë nga kënga e tij më e re në makinë, kur është paralelizuar me një shofer kamioni dhe ka nisur t’ia këndojë atij këngën.

Ylli ia bën me dorë nga xhami burrit në fjalë, i cili ndonëse pak i habitur ia kthen përshëndetjen.