Këngëtari Harry Styles i habiti fansat duke u shfaqur në maratonën në Berlin, për të cilën u regjistrua me një emër të rremë. Muzikanti i famshëm ishte midis 50 mijë vrapuesve që dolën në rrugët e kryeqytetit gjerman dhe përfunduan garën prej 42.2 kilometrash. Por, për të mos u vënë re, 31-vjeçari u regjistrua për maratonën me një emër tjetër; Sted Sarandos. Organizatorët e eventit konfirmuan se Harry mori pjesë në maratonë dhe shumë fansa e uruan atë në rrjetet sociale.

Atleti britanik paralimpik Richard Whitehead ndau gjithashtu një foto të përbashkët me Harry Styles nga maratona në Berlin. “2.58 në Berlin me shokun tim! A e njeh ndokush?”-tha atleti me shaka. Harry mbante syze dielli dhe një shirit koke që flokët t’i mos i binin në fytyrë. Ai e kaloi vijën e finishit në 2:59:13, një përmirësim i madh nga koha 3:24:07 që vendosi gjatë Maratonës së Tokios në mars të këtij viti. Fituesi i garës së Berlinit pati një kohë prej 2:02:16.