Justin Bieber ka kritikuar ashpër industrinë e muzikës, duke pretenduar se e ka trajtuar si një “produkt”. Këngëtari e ka ndarë përvojën e tij me fansat në rrjetet sociale. Ai shpejt nënshkroi kontratë me shtëpinë diskografike RGMB, të drejtuar nga Usher dhe Braun dhe u bë një fenomen global në moshën 14 vjeç me hitin “Baby”. Ngritja e tij drejt famës u shënua nga vite të tëra betejash me shëndetin mendor dhe varësinë.

Në një postim në Instagram, Bieber foli për anën e errët të famës, duke vënë në dukje se si besimi i tij e ndihmoi të kalonte kohërat më të vështira.

U rrita në një sistem që nuk e mbrojti gjithmonë shpirtin tim. Kishte raste kur ndihesha i përdorur, i nxituar, i formuar në diçka që nuk e kisha zgjedhur plotësisht. Ky lloj presioni lë plagë që nuk janë të dukshme në skenë. Mbaja zemërim, i thoja Zotit pse. Por Jezusi ende më takon në mes të dhimbjes, jo duke justifikuar atë që më lëndoi, por duke më mësuar si të mos bëhem i hidhëruar. Nuk dua hakmarrje. Dua shpengim. Nuk dua ta shkatërroj industrinë. Dua që ajo të transformohet. Ajo që më ndodhi ishte e vërtetë, por nuk e ka fjalën e fundit. Jezusi nuk më ndihmoi të përballoja, ai më riktheu identitetin. Unë nuk jam një produkt. Nuk jam ajo që kërkonte industria. Unë jam një bir.