Këngëtari i njohur shqiptar, Ardian Bujupi, është bërë baba për herë të parë. Ai dhe partnerja e tij, Fjolla, kanë mirëpritur një djalë që e kanë pagëzuar me emrin Gjon. “Gjon Bujupi 02.04.26”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit. Dyshja njoftuan se po bëhen prindër për herë të parë në muajin shkurt, me një postim surprizë për fansat.

Bujupi dhe partnerja e tij u martuan në korrik të vitit 2023, ndonëse këtë pjesë e kanë mbajtur sekret. Çifti jeton në Gjermani.

