Këngëtari i njohur Ardian Bujupi dhe bashkëshortja e tij, Fjolla Fetinci, janë në pritje të fëmijës së parë, duke hapur kështu një kapitull të ri plot emocione për çiftin.

Lajmi u bë publik përmes një postimi në rrjetet sociale, ku Bujupi publikoi një foto të veçantë. Çifti shfaqet i ulur në një ambient intim, ndërsa në sfond projektohet ekoja e bebit.
Krahas imazhit, këngëtari shkroi:
Nga dashuria jonë po lind një jetë e re. Mirësevjen, engjëlli ynë!
Kujtojmë se Ardiani dhe Fjolla Fetinci kurorëzuan dashurinë në verën e vitit 2023.


