Në ekranin e Top Channel sonte më 1 Janar është duke u transmetuar “E Diella e parë”. Një speciale e jashtëzakonshme dhe një transmetim maratonë që ka nisur në 20:10 me praninë e këngëtarëve më të njohur të muzikës popullore dhe moderne shqiptare. Nostalgji muzikore nga Top Fest ndër vite, të ftuar specialë, surpriza dhe emocione të forta, një shoë i madh që do t’ju mbajë mbërthyer përpara ekranit në mbrëmjen e parë të 2026.

Top Albania Radio me një nga moderatoret e emisionit “She’s on Air”, Livia Brunga ka qenë në studio për të marrë disa intervista dhe për të zbuluar më shumë detaje ekskluzive nga artistët. Në fillim Livia uroi artistin e mirënjohur Gena për fillimin e vitit të ri 2026 dhe më pas i tha:

Kemi dëgjuar që jeni një nga këngëtarët më të paguar në dasma.

Artisti iu përgjigj duke thënë:

E di që paguhen mirë, paguhem mirë. Megjithatë besoj se nga vitet dhe nga karriera njerëzit më besojnë.

Sa ka kushtuar veshja?

Nuk merrem me çmimet e veshjeve sepse për to merret nusja ime gjatë gjithë kohës. Ajo mi bën gati të gjitha.