Këngëtarja e famshme, Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez, Justin Trudeau, po udhëtojnë nëpër botë, ndërthurur turneun e këngëtares me vizita zyrtare, duke takuar figura të njohura ndërkombëtare.
Së fundmi, dyshja u fotografua me ish-kryeministrin japonez, Fumio Kishida, dhe bashkëshorten e tij Yuko, në një foto të publikuar të enjten në rrjetet sociale nga vetë Kishida. Në përshkrimin e postimit, Kishida i referohej Perry-t si “partnerja” e Trudeau-t.
“Ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau vizitoi Japoninë me partneren e tij dhe m’u bashkua mua dhe bashkëshortes sime për drekë,” shkroi Kishida, duke kujtuar edhe bashkëpunimet e tyre zyrtare, përfshirë Planin e Veprimit Japoni-Kanada.
Trudeau reagoi gjithashtu në rrjetet sociale:
“Katy dhe unë u gëzuam shumë që patëm mundësinë të takoheshim me ty dhe Yuko-n. Faleminderit, Fumio, për miqësinë dhe angazhimin tënd për rendin ndërkombëtar dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë.”
Fumio Kishida shërbeu si kryeministër i Japonisë nga tetori 2021 deri në tetor 2024, ndërsa Trudeau dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Kanadasë më herët këtë vit, pas një dekade në detyrë.
Aktualisht, Trudeau dhe Perry nuk kanë komentuar publikisht marrëdhënien e tyre. Katy Perry është ndarë së fundmi nga Orlando Bloom, me të cilin ka një vajzë, Deisy Dove, ndërsa Trudeau njoftoi ndarjen nga bashkëshortja e tij Sophie në gusht të vitit 2023. Çifti ishte martuar në vitin 2005 dhe ka tre fëmijë: Xavier, Ella-Grace dhe Hadrien.



