Këngëtarja me famë botërore, Selena Gomez, është duke përdorur periudhën e karantinës për të bërë një ndryshim të madh në lidhje me keqinformimin dhe përmbajtjet raciste në “Facebook” e “Instagranëm”.
“Elle” shkruan se e reja i ka dërguar një mesazh themeluesit të “Facebook”-ut, Mark Zuckerberg dhe shefes së operacioneve të kompanisë, Sheryl Sandberg.
“Ne kemi një problem serioz. Facebook dhe Instagram po përdoren për të përhapur urrejtje, dezinformim, racizëm dhe fanatizëm. Unë po ju bëj thirrje të dyve që të NDIHMONI TA NDALOJME KËTË.. Ju lutem mbyllni grupet dhe përdoruesit e përqendruar në përhapjen e dhunës, keqinformimit dhe të gjuhës së urrejtjes. E ardhmja jonë varet nga kjo. Ky është një vit zgjedhjesh. Ne nuk mund të lejojmë të kemi dezinformata në lidhje me votimin. Duhet të ketë kontroll mbi faktet dhe llogaridhënie“, ka shkruar këngëtarja.
Gjithashtu kujtojmë se të mërkurën e kaluar, shumë të famshëm “ngrinë” llogaritë e tyre në “Facebook” dhe “Instagram” për 24 orë, për të bërë thirrje për ndryshim në lidhje me këtë problematikë të rrjeteve sociale.