Këngëtarja e famshme, Lizzo, ka ndarë një postim të ri në profilin e “Instagram”-it ku tregon humbjen e saj të peshës. Ajo shfaqet në një set me dantellë nga koleksioni “Smoothing Lace” i markës së saj, Yitty.

Lizzo ka qenë shumë e hapur në lidhje me udhëtimin e saj për humbjen e peshës, duke theksuar se ajo lidhet më shumë me përmirësimin e shëndetit mendor sesa me pamjen fizike.

View this post on Instagram

A post shared by Lizzo (@lizzobeeating)

Ajo ka arritur një peshë më të ulët që nga viti 2014 dhe ka shprehur entuziazëm për të vendosur qëllime të reja.

Lizzo ka mohuar përdorimin e barnave për humbjen e peshës, si Ozempic, duke thënë se aktiviteti i saj fizik ka qenë faktori kyç në këtë transformim.