Këngëtarja e famshme, Christina Aguilera, ka postuar foto nudo në rrjetet e saj sociale.

Artistja postoi në profilin e saj personale në “Instagram” disa imazhe nga brenda një hoteli në Paris, ku pozon e veshur me një fund të gjatë të zi dhe të fryrë dhe asgjë tjetër sipër, duke mbuluar gjoksin me duar.

Në disa nga fotot, Christina Aguilera tregon dritat polare që pa gjatë kohës që ishte në aeroplan, si dhe disa momente të tjera të kohës së saj në qytetin francez. Në mbishkrimin e postimit, ajo shkroi: “Dritat polare, netët pariziene”.

Kujtojmë se disa ditë më parë, këngëtarja ndau disa foto të tjera seksi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. 44-vjeçarja mbante të brendshme të zeza, geta dhe këpucë me taka të larta të njëjta dhe pozoi për kamerën. Në njërën prej fotove, ajo mban një llambadar të artë, në një tjetër qëndron para një pasqyre, ndërsa në të fundit që postoi në “Instagram”, është shtrirë mbi një mobilje.