Këngëtarja e famshme, Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez, Justin Trudeau, janë një nga çiftet më të komentuar të momentit. Ata janë herë pas here në qendër të vëmendjes së mediave, e kohët e fundit përflitet për një shtatzëni të mundshme.
Megjithatë, burimet e sigurta që janë kontaktuar nga mediat amerikane mohojnë këto spekulime, duke konfirmuar se Perry nuk është shtatzënë dhe nuk ka asnjë provë që vërtetojnë se do të bëhet sërish nënë.
Fotografitë e fundit të këngëtares me Trudeau, ku ajo shihet me një fustan të dukshëm të bardhë gjatë një dite pranë Montecito, Kaliforni, nxiten sërish spekulimet për një shtatzëni të mundshme, por zyrtarë të afërt me çiftin i hodhën poshtë aludime.
Një burim i brendshëm tha për gazetën britanike “Daily Mail”, se marrëdhënia mes Perry dhe Trudeau po shkon mirë dhe çifti është në fazën e muajit të mjaltit, por deri tani ata nuk kanë diskutuar seriozisht as martesën, as fëmijët.
Aktualisht Perry, 41 vjeçe, është e fokusuar te turneu i saj muzikor dhe angazhimet e tjera profesionale, dhe për më tepër, këngëtarja ka tashmë një vajzë, Daisy Dove, me ish‑partnerin Orlando Bloom.
Trudeau, 54 vjeç, ka tre fëmijë nga ish‑bashkëshortja e tij Sophie Gregoire Trudeau. Ata janë divorcuar në vitin 2023.



