Një nga këngëtaret e “Remember Monday” që përfaqësoi Mbretërinë e Bashkuar në Eurovision tha se humbi unazën e martesës në një video të postuar pas performancës së tyre në Bazel. “Kam humbur unazën time të martesës dhe unazën time të fejesës”-tha Holly-Anne Hull në pamjet e postuara në Instagram. Në klip, këngëtarja dhe dy shokët e saj të grupit janë ulur në një avion, duke u larguar nga Zvicra.

Hull nuk dha detaje të mëtejshme, siç është vendi ku mund ta ketë humbur unazën ose kur ndodhi. Trio e muzikës country-pop u rendit e 19-ta nga 26 vendet në Festivalin e Këngës në Eurovision të këtij viti me këngën e tyre “What The Hell Just Happened”. Ndërkaq, Hull u martua në Surrey në qershor 2023.

Në videon e postuar në Instagram, grupi parodizoi stilin lirik të këngës së tyre e cila tregon historinë e mëngjesit pas një nate të madhe jashtë duke thënë se ende mbajnë “xhelin e flokëve të natës së kaluar” dhe se u dhembin gjunjët, përpara se Hull të bënte shaka: “Do të pësoj një krizë nervore sepse kam humbur unazën e martesës”.