ëngëtarja e njohur, Billie Eilish mendon se miliarderët duhet të bëjnë më shumë. Fituesja 23-vjeçare e çmimeve Grammy pranoi Çmimin e Inovatores Muzikore në “WSJ. Magazine Innovator Awards” më 29 tetor dhe e shfrytëzoi mundësinë për të shprehur mendimin e saj gjatë fjalimit të pranimit. “Jemi në një kohë tani kur bota është vërtet, vërtet keq dhe shumë e errët dhe njerëzit kanë nevojë për empati dhe ndihmë më shumë se kurrë më parë, sidomos në vendin tonë. Do të thoja, nëse ke para, do të ishte shumë mirë t’i përdorje për gjëra të mira, ndoshta t’ia jepje disa njerëzve që kanë nevojë për to”.

Eilish nuk i kurseu fjalët, duke iu drejtuar disa personave në sallë: “Ju dua të gjithëve, por ka disa këtu që kanë shumë më shumë para se unë. Nëse je miliarder, pse je miliarder? Pa urrejtje, por po, jepini paratë tuaja”. Komenti i saj shkaktoi një reagim të lehtë qeshjesh dhe duartrokitjesh të përmbajtura nga publiku në Muzeun e Artit Modern (MoMA), ku ndodheshin miliarderi Mark Zuckerberg me bashkëshorten e tij Priscilla Chan, si edhe yje si Hailey Bieber, Spike Lee, George Lucas, Ben Stiller, Chris Rock, Tory Burch, Questlove, Karlie Kloss dhe shumë të tjerë. Një dëshmitar në sallë i tha revistës PEOPLE se themeluesi i Facebook-ut, Zuckerberg, nuk duartrokiti bashkë me pjesën tjetër të audiencës pas komenteve të Eilish. Zuckerberg është personi i tretë më i pasur në botë, me një pasuri neto rreth 257 miliardë dollarë, sipas Forbes.