Spektakli më i madh i humorit në historinë e skenave dhe televizioneve shqiptare, ka sjellë 42 sezone spektakolare, me përvojën, energjinë dhe freskinë e tij, duke garantuar sukses të padiskutueshëm.

Mbi 1000 shfaqeve ndër 20 vite dhe mijëra e mijëra orëve, mbushur me të qeshura dhe duartrokitje. 42 sezone kanë sjellë simbolikën e madhe të semaforit ngjyrë portokalli, i cili prej vitesh na mban në dilemën e ndalimit apo të ecjes përpara. Aktorëve më të shquar të humorit shqiptar i janë bashkuar emra dhe personazhe të rinj, që me batutat dhe historitë e tyre, janë bërë pjesë gazmore.

Në skenën e “Portokalli” kanë kaluar disa nga emrat më të njohur të komedisë. Portokalli filloi të transmetohej më 31 dhjetor 2003 dhe përfshin komedi stand-up dhe muzikë live. Shfaqja njihet për talljet me problemet e përditshme përmes humorit dhe satirës. Gjithashtu tallet me figura politike shqiptare, e jo vetëm. Skeçet nuk mungojnë duke përfshirë liderë të tjerë botërorë dhe marrëdhëniet e tyre me Shqipërinë.

E ftuar në premierën e “Portokallisë do të jetë Zaimina Vasjari. Në skenën dhe ekranin e Top Channel ndodh e qeshura! Nga 2 Marsi në ekranin e Top Channel.