Që kur i këndoi në ditëlindjen e tij të 30, Sheila Fergursin u kthye në këngëtaren e preferuar të Princit Charles. Madje që atëherë u bënë edhe miq të mirë.

Por mesa duket këngëtarja e njohur ka një ankesë për princin, pasi ka thënë se ndihet gati që të përballet me Charles për ndjenjat e saj.

“Ai më shkatërroi jetën time në dashuri dhe nuk do ta kem aspak problem ta tregoj herën tjetër që do të takohem me të”, paralajmëron Ferguson.

Kjo e fundit shton gjithashtu se lidhja me trashëgimtarin e fronit i pengon burrat të dalin me të dhe kjo e ka bërë që ajo të jetë akoma beqare në moshën 74-vjeçare.

“Më ka shkatërruar jetën seksuale”, shprehet këngëtarja, e cila shton: “Unë  takova një djalë një herë në një disko dhe i thashë: “Dëshiron të kërcesh?” dhe ai tha: “Nuk mund të kërcej me ty, ti je e preferuara e Princit Charles”.

Pasi Charles u takua për herë të parë me grupin e bandës “The Three Degrees”, hiti më i madh i të cilit ishte “Kur do të të shoh përsëri”, thuhet se ai ishte aq i dashuruar me këngëtaren Ferguson saqë bëri disa gjeste romantike ndaj saj.

Por Ferguson ka insistuar gjithmonë se ajo nuk ishte e lidhur kurrë në mënyrë romantike me Princin. Megjithatë tema e romancës së tyre të përfolur nuk është shuar kurrë plotësisht.

Verën e kaluar, biseda u ndez përsëri pasi Princi krijoi një listë dëgjimi të Spotify për të falenderuar punonjësit e linjës së parë të NHS dhe përfshiu këngën “Givin’ Up Givin In” të “The Three Degrees”.

Mediat e huaja shkruajnë se miqësia e tyre e gjatë u duk se u kris në vitin 2020, kur Ferguson tha se ajo po konsideronte të hiqte dorë nga roli i saj si ambasadore e fondacionit “The Prince’s Trust” , duke pretenduar se bamirësia nuk kishte qenë aq komunikuese sa duhej të ishte.

Gjithashtu këngëtarja u martua me biznesmenin britanik, Chris Robinson, në vitin 1980 dhe patën vajza binjake, Alicia dhe Alexandria. Ata u divorcuan në vitin 2004, në të njëjtin vit që ajo u shfaq në një reality show.