Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka humbur dy vite më parë nënën e saj, që u nda herët nga jeta. E pikëlluar nga kjo humbje, Melinda vendosi të qëndronte pak larg muzikës e publikut, për të mbledhur të gjitha forcat e saj e për t’u rikthyer më e fortë se kurrë.

Në ditë si këto, këngëtarja e kujton të ëmën me mall e me dhimbje, ndërsa fjalët e Melindës na i mbushën sytë me lot. Krahas një fotoje të vjetër me të ëmën nga fëmijëria, Melinda shkruan:

“Gëzuar Ditëlindjen mami. Kanë kaluar pothuajse dy vite pa ty, u prefsh në paqe. Dashuria ime për ty është e pafundme”.