Në muajin dhjetor të vitit 2020, Shkurte Gashi, u bë nënë për herë të parë. Këngëtarja e njohur nuk kishte treguar asnjë detaj në lidhje me jetën e saj private dhe u sigurua që lajmin e shtatzënisë dhe partnerin e saj, t’i mbante sa më larg vëmendjes së publikut.
Ajo nuk postoi asnjëherë foto me barkun e rrumbullakosur si dhe pas lindjes, nuk ndau me ndjekësit e saj imazhe të bebit.
Por pak kohë më parë, Gashi vendosi që ta thyente këtë rregull. Ajo postoi një foto të partnerit dhe djalit të saj, Malit. Tashmë duket se këngëtarja ka vendosur të mos fshihet më, pasi ka prezantuar familjen e saj në publik.
Pas shumë kohësh, ajo shfaqet në një intervistë televizive, por këtë herë nuk është vetëm, por e shoqëruar nga partneri, Alberit Limani dhe djali i saj, Mali.
E ftuar në emisionin “Nin”, që do transmetohet, të dielën Shkurte Gashi ka folur për të pathënat e jetës saj dhe arsyen pse mori vendimin për mbajtur jetën private aq të fshehtë.
“Çdo ditë jam zgjuar me frikën mos më ndodh mua diçka, sepse brenda vetes kisha dhe një shpirt tjetër. Ka qenë një tragjedi për ne”, dëgjohet duke thënë në një pjesë të intervistës, ndërsa nuk dihet ende se për çfarë ngjarje të rëndë është përballur këngëtarja gjatë periudhës së shtatzënisë.