Këngëtarja Eli Malaj ka reaguar përmes rrjeteve sociale lidhur me protestat në Shqipëri, duke përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë për solidaritetin mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë. Përmes një postimi në Instastory, artistja ka kërkuar që Kosova të qëndrojë pranë Shqipërisë në këto momente, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së ndërsjellë.

“Duhet e gjithë Kosova me ardhë për Shqipëri! O sot o kurrë, kemi nevojë për njëri-tjetrin”, ka shkruar Malaj. Deklarata e këngëtares vjen në një periudhë kur protestat në Shqipëri kanë marrë vëmendje të madhe publike, ndërsa zhvillimet atje kanë nxitur reagime të shumta edhe në rrjetet sociale.


